Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja e Liridonës, xhaxhai i saj thotë se s’kanë qenë në dijeni për probleme

Gazeta10
02 December 2023 - 14:03

Mujë Ademaj, xhaxhai i së ndjerës, Liridona Ademaj, e cila është vrarë të mërkurën në Prishtinë ka folur sot për mediet, ndërsa ka njoftuar se kanë hapur të pame.

Ademaj ka deklaruar se më herët s’kanë pasur ndonjë informatë që çifti mund të kishin probleme mes vete.

Kujtojmë se Prokuroria ka konfirmuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për këtë rast, ku njëri nga ta është Naim Murseli, bashkëshorti i së ndjerës dhe Granit Plava, i dyshuar që ka kryer vrasjen.

Murseli është arrestuar në dyshimin se ka paguar Plavën për vrasjen e bashkëshortes.Derisa të mërkurën në mbrëmje, është arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen, duke e quar në tre numrin e të arrestuarve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.