Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Vrasja tronditëse e policit, Vërtopi: Prokuroria o ka din diçka!

Gazeta10
02 April 2025 - 21:26

Teksa ende nuk janë bërë të ditura motivet e vrasjes së rreshterit të policisë në Kaçanik, avokati Florin Vërtopi, ka thënë se Prokuroria është në dijeni, por që janë të kujdesshëm dhe nuk duan të japin informacione të caktuara. 

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që të dihet motivi.

“Unë fuqishëm besoj që Prokuroria është në fazën kur merret me sigurimin e provave materiale, çka na ka ndodh në praktikë gjatë mbrojtjes së rasteve të ndryshme të vrasjeve, po ju them sinqerisht, në fazën e parë kanë ditë me deshtu me sigurimin e provave materiale dhe ato zhduken, nëse zhduken provat materiale jashtëzakonisht ka me qenë e vështirët. Por, në këtë rast unë kam bindjen që Prokuroria o ka din diçka”, ka thënë Vërtopi në “Politiko”.  /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.