Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasje në tentativë në Pejë, arrestohen dy persona

Gazeta10
11 December 2023 - 10:16

Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke vozitur, dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Përveç dëmeve në veturë, nuk raportohet për të lënduar.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË- Vitomiricë – Pejë. 10.12.2023 – 01:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga një lokal dy të dyshuar meshkuj kosovarë kishin shtënë me armë zjarri dhe si pasojë vetura e tij në pjesën e pasme ishte goditur nga predhat e fishekëve. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 8 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.