Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vritet zëvendëskomandanti i policisë së Louisianas

Gazeta10
02 August 2023 - 22:14

Një zëvendëskomandant dhe një burrë janë vrarë, ndërsa një grua është plagosur rëndë gjatë të shtënave me armë zjarri në Louisiana.

Zëvendës Marshalli i Ville Platte, Barry Giglio, vdiq në vendngjarje pas disa të shtënave në drejtim të tij.

Foxnews raporton se Giglio u qëllua teksa ndihmonte anëtarët e Zyrës së Sherifit të Famullisë Evangeline të kryenin një urdhër kontrolli në një shtëpi ku dyshohej se kishte drogë, njoftoi Policia e Shtetit të Louisianas.

Një burrë dhe një grua gjithashtu u plagosën me armë zjarri ndërsa u dërguan në spital, por burri nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë, raporton foxnews, transmeton telegrafi.

Një person u arrestua, por autoritetet nuk zbuluan emrat e të dyshuarit dhe viktimave të tjera apo detaje të tjera rreth të shtënave.

“Kjo tragjedi është një tjetër kujtesë e sakrificave që burrat dhe gratë në zbatimin e ligjit bëjnë çdo ditë kur veshin uniformën, duke mos ditur nëse do të kthehen në shtëpi te familjet e tyre në fund të çdo dite”, tha kryetari i bashkisë Platte, Ryan Leday Williams. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.