
Emisioni i parë i sezonit të katërt i Politiko-s që nisi mbrëmë me transmetim direkt nga veriu i Mitrovicës ngjalli reagime të shumta mediatike në Serbi.
Fidan Rama, një prej udhëheqësve të mediumit Kanal10 tha se duke e parë përceptimin e komunitetit serb për 25 vite rradhazi është reagim normal.
“Nuk ka problem me temën e debatit por me performancën. Ajo çka e kemi bërë si televizion ka qenë e para që është bërë. Kur për 25 vite mësohesh me kuptu që diçka është e jotja dhe për një moment e sheh që nuk je aty, ndodh një veprim që duket se nuk është e jotja, ky veprim i serbëve atje duket krejtësisht normal për mendimin tim”, deklaroi Rama.
Ai mes tjerash tha se veprimi i mediumit Kanal10, transmetimi nga atje është po ashtu veprim normal.
“E them se është normale sepse të njejtin janë mësuar 25 vite ta kenë përceptimin se veriun është Serbi, se gjithçka është në kontroll të tyre dhe e kanë të pamundur ta kuptoj që jeta ka filluar të normalizohet.Ajo çka kemi bërë si televizion është besoj veprim normal”, tha mes tjerash Rama./Gazeta10