
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se për të çështja e statusit ka marrë fund në pajtim me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së, raporton Gazeta10.
Më tej ai i ka uruar Kurti të kalojë mirë në Bruksel.
Këto komente Vuçiq i ka bërë duke iu përgjigjur Kurti në disa deklarata dhënë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” .
“A ka thënë se për të çështja e statusit ka marrë fund…edhe për mua çështja e statusit ka marrë fund për kohë të gjatë, në pajtim me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së”, ka thënë Vuçiqi në Norvegji. “Kaloftë mirë në Bruksel”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.