
Aleksandar Vuçiq- president i Serbisë, ka deklaruar se marrëveshja e arrirë për dokumentet e hyrje-daljeve me Kosovës, është e mirë për Serbinë.
“Është një marrëveshje verbale dhe mendoj se kemi arritur të korrigjojmë diçka”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
Teksa, ka bërë të ditur se pranimi i këtyre dokumenteve nuk do të thotë njohje.
“Kemi luftuar për shtetësinë serbe në Kosovë, që dokumentet e Serbisë të jenë të vlefshme në Kosovë, kemi gjetur interpretimin më të mirë, që është se serbët në Kosovë kanë të drejtën e dokumenteve të Serbisë”, tha Vuçiq./Gazeta10