Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Biseda ishte e vështirë dhe kuptimplotë

Gazeta10
13 March 2023 - 16:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot pas takimit me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, se biseda ka qenë e vështirë dhe kuptimplote dhe se diskutimet do të vazhdojnë.

“Ne do të vazhdojmë sonte dhe nesër bisedën për Kosovën dhe të ardhmen evropiane të Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq para takimit me Lajçakun tha se para nisjes për në Ohër do t’u drejtohet serbëve për t’i informuar se çfarë duhet të bëjë Serbia në periudhën e ardhshme.

“Sot do të flas me Miroslav Lajçak dhe të mërkurën ose të enjten do të kontaktoj patjetër para udhëtimit në Ohër dhe do t’ju tregoj se si unë shoh gjithçka, çfarë mendoj dhe çfarë duhet të bëjmë në periudhën e ardhshme”.

Lajçak para vizitës në Beograd gjatë të enjtes dhe premtes ka qëndruar në Kosovë ku ka zhvilluar takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Kurti dhe liderët e opozitës.

Theksojmë se takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë mbahet të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.