Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq: Sanksionet e mundshme ndaj NIS-it, lajm i vështirë për Serbinë

Gazeta10
02 January 2025 - 20:51

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk ka lajme të mira për popullin serb sa i përket sferës energjetike.

Ai ka pasur një telefonatë me Nënsekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Rritje Ekonomike, Energji dhe Mjedis, Jose Fernandez.

Siç raporton mediumi publik serb, temë kyçe ishin sanksionet e mundshme për NIS’in, për të cilat sipas Vuçiq do të ketë një njoftim për opinionin në ditët në vijim.

Serbia ka një bashkëpunim të ngushtë me Rusinë sa i përket sferës energjetike.

Vuçiq thotë se do ta ruajë stabilitetin energjetikt Serbisë.

“Një bisedë e hapur, e sinqertë dhe e vështirë me Fernandez, biseduam për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, veçanërisht në fushën e energjisë”, ka thënë Vuçiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.