Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq takohet me ambasadorin rus në Beograd, flasin edhe për Kosovën

Gazeta10
11 October 2022 - 15:02

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin rus në Beograd, Bocan Harçenkon, ku ndër të tjera kanë diskutuar edhe për Kosovën, raporton Gazeta10.

Gjatë këtij takimi thuhet se ata kanë diskutuar edhe për tema gjeopolitike si dhe rajonale.

“Vuçiq u takua me Bocan-Harçenkon: Ata diskutuan për Kosovën dhe situatën gjeopolitike Presidenti Vuçiq dhe ambasadorja Bocan-Harchenko diskutuan për situatën në Kosovë dhe Metohi, si dhe për çështje rajonale”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Më tej, bëhet e ditur se ata kanë diskutuar edhe për temat e bashkëpunimit bilateral.

“Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit diskutuan tema nga fusha e bashkëpunimit bilateral, si dhe shkëmbyen mendime për situatën gjeopolitike”, ka njoftuar zyra e presidentit të Serbisë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.