Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VV-ja kundërshton mocionin e opozitës për kërkesat e policisë dhe minatorëve

Gazeta10
02 November 2023 - 11:24

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër mocionit të partive opozitare për të futur në rend dite diskutimin për gjendjen në ndërmarrjen Trepça dhe kërkesat e Policisë.

Propozimin për Trepçën e ka bërë shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se gjendja e rënduar në këtë ndërmarrje duhet të kërkojë vëmendje institucionale.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që krahas minatorëve të diskutohet edhe për zyrtarët policor.

Këto mocione i ka përkrahur edhe Lidhje Demokratike e Kosovës, ndonëse Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka dalë kundër propozimit derisa ka theksuar se greva e minatorëve mund të jetë edhe politike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.