
Xavi Hernandez është shumë afër të rikthehet në zejen e trajnerit.
Xavi për herë të fundit ishte në krye të Barcelonës, ku ndan rrugët me ekipin e tij të jetës pas përfundimit të sezonit 2023/24.
Që nga ajo kohë, Xavi përkundër ofertave të shumta që ka pasur ka vendosur që të pushojë deri kur të vijë oferta e duhur.
Por, spanjolli tani është shumë afër të një sfide të re në karrierën e tij si menaxher, ku pritet që për herë të parë të marrë drejtimin e një kombëtare.
“Marca” raporton se Xavi është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së Marokut, duke filluar që nga Kupa e Botës.
Kombëtarja afrikane është shumë afër të ndajë rrugët me trajnerin actual Ëalid Regragui, ndërsa ish-futbollisti i Barcelonës pritet të jetë pasuesi i tij.
Maroku në Botërorin e kaluar arriti suksesin më të madh të një kombëtare afrikane në histori, ku shkuar deri në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
46-vjeçari si trajner te Barcelona kishte fituar La Ligën dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa si lojtar fitoi gjithçka që mund të fitohet me klubin katalan.