
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, do të jetë kapiteni i Kombëtares së Zvicrës për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, shkruan Gazeta10.
Edhe kombëtarja e Zvicrës do të mbajë shiritin me ngjyrat e LGBT, duke konfirmuar mbështetjën për këtë komunitet.
Me fushatën OneLove, 10 kombe po përhapin mesazhin për t’u bashkuar dhe lidhur dhe jo për të përjashtuar dhe diskriminuar.
Shiriti i OneLove tregon të kuqe/të zezë/gjelbër për të gjithë pavarësisht nga trashëgimia apo prejardhja, ndërsa rozë/verdhë/kaltër pasqyron të gjitha gjinitë dhe identitetet seksuale.
Zvicra në Botëror gjendet në grupin G së bashku me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë. /Gazeta10/