
Në Turneun Ndërkombëtar të Xhudos të mbajtur në Tiranë, morën pjesë 150 garues nga Shqipëria, Kosova, Bosnia dhe Hercegovina, Italia dhe Mali i Zi.
Nga Kosova, pjesëmarrës ishin xhudistët e klubeve, “Sankaku”, Fushë Kosovë, “Polici”, Prishtinë, “Gjilani”, Gjilan dhe “Ippon”, Pejë.
Xhudistët nga Kosova arritën suksesshëm të fitojnë medaljet e arta dhe ato të argjendta si më poshtë:
Furkan Kelmendi -“Ippon”- Pejë, Shpat Zeka -“Ippon”- Pejë, Muhamedin Veseli -“Sankaku”- Fushë Kosovë Florian Gerguri -“Polici”- Prishtinë, Sara Osmani -“Polici”- Prishtinë, Rrezarta Alimi -“Polici”- Prishtinë, Art Thaqi-“Polici”- Prishtinë, Dion Sharapolli – “Ippon”- Pejë, Donat Laka – “Ippon”- Pejë, Yll Maliqi – “Ippon- Pejë, Bleona Gerxhaliu -“Polici”- Prishtinë