Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Zafir Berisha: Kjo gjykatë ka për qëllim barazimin e luftës së UÇK-së me atë të Serbisë

Gazeta10
16 July 2025 - 21:00

Trupi gjykues i Themelores së Dhomave të Specializuara e rrëzoi sot parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për t’i hequr nga aktakuza të gjitha incidentet që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.

Lidhur me këtë, ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha ka thënë se Gjykata Speciale ka për qëllim barazimin e luftës së UÇK-së me atë të Serbisë.

“Për mua ka qenë e pritshme sepse ne e dimë se si ka ardhë deri te themelimi i kësaj gjykate dhe cili është qëllimi i saj. Kjo gjykatë ka për qëllim barazimin e luftës së UÇK-së, luftës çlirimtare me luftën gjenocidiale të Serbisë”, ka thënë Berisha. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.