Zgjedhjet 2025

Zafir Berisha nga Pirana e Prizrenit: Grandet dhe subvencionet s’do të jenë më për dajallarë e teze

Gazeta10
19 Janar 2025 - 19:58

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AAK, Zafir Berisha, ka thënë se ofrimi i subvencioneve dhe granteve nga koalicioni 137 nuk do të bëhet për “dajallar, teze, halla dhe vllazni”.

Berisha e ka thënë atë pas një tubimi në Piranë të Prizrenit, teksa ka thënë se prioriteti i koalicionit 137 do të jetë “ofrimi i subvencioneve dhe granteve për fermerët që investojnë në zhvillimin e blegtorisë, përmirësimin e kushteve të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale”.

“Prioriteti i kualicionit të veprave të mëdha 137, do të jetën ofrimi i subvencioneve dhe granteve për fermerët që investojnë në zhvillimin e blegtorisë, përmirësimin e kushteve të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Por jo grande dhe subvencione për dajallar, teze halla e vllazni siç ka ndodhur me regjimin në ikje!

Investime në ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve, sistemeve të ujitjes dhe kanaleve, dhe frigoriferëve të ftohtë për transportimin e produkteve blegtorale”, ka shkruar Berisha në faqën e tij zyrtare në Facebook. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.