Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zbulohet arsyeja tronditëse pse vjehrra e vrau nusen e djalit dhe mbesën e mitur në SHBA

Gazeta10
19 August 2024 - 9:19

Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, kur një 65-vjeçare ekzekutoi ish-nusen e djalit dhe mbesën e saj të vogël, e më pas i dha fund jetës.

Mediat e huaja shkruajnë sot se arsyeja e vrasjes makabre ishte për faktin se autorja kërkonte që kujdestarinë e vajzës ta merrte i biri pas ndarjes.

Pas ngjarjes, babai i fëmijës mori nën kujdes vajzën tjetër të mitur dhe nën pretendimin se po e mbron, nuk lejon që ajo të takojë gjyshërit nga ana e nënës.

Prindërit e 46-vjeçares, thonë se e gjithë kjo ka qenë e bazuar në një plan dhe se djali i autores kërkon t’i shkëpusë plotësisht nga mbesa tjetër katër vjeçare pas tragjedisë.

Tashmë çështja ka shkuar në gjykatë, ku gjyshërit e së voglës kërkojnë që të vendoset drejtësi për vajzën e tyre dhe mbesën e vrarë, si dhe për të pasur mundësi që të takohen dhe ta marrin herë pas here në banesë vogëlushen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.