Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Zbulohet emri i filmit ku do të marrin pjesë Olta dhe Luizi

Gazeta10
02 June 2023 - 9:08

Në BBVA Luizi dhe Olta ishin rival mes vete por tashmë do të jenë protagonistë kryesore në një film të ri.

Një ditë më parë, Luizi postoi në storien  një foto ku shfaqej së bashku me Oltën dhe krahas saj shkruante thjesht “Filloi…”.

Dy ish-banorët e “BBV 2” shfaqeshin duke lexuar skenarin e filmit, xhirimet e të cilit do të nisin së shpejti dhe ata do të jenë dy personazhet protagonistë. Sot, janë zbuluar detaje të reja. Moderatori Blendi Salaj shfaqi mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”.

Filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket janë frymëzuar nga frazat e përdorura në Big Brother Vip”. Në baner është dhe një përshkrim i filmit ku mësohet se do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhet në përshkrimin e filmit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.