
Sezoni i ri i “Big Brother Vip3”, ka nisur përgaditjet për startimin e emisionit dhe po përfilen disa emra që do të bëhen pjesë e shtëpise së famshme, por nga ana tjetër publiku është në kuriozitet të madh edhe për opinionistët.
Ish-opinionisti Arbër Hajdari veçse ka deklaruar se nuk do jetë më pjesë e formatit, ndërsa Zhaklin Lekatari në një intervistë për “Pushime On Top”, është shprehur se pavarësisht se ka qenë një “luftë” në vetvete të pasurit këtë pozit në BBV, e ka rritur profesionalisht.
Gjatë intervistës asaj i’u bë e ditur se po përflitet se moderatorja Eva Murati mund të jetë opinionistja në sezonin e ardhshëm.
Zhaku u shpreh se nëse e duan Even le ta mbajnë, asaj i bëhet qejfi.
“Po shumë mirë, nëse duan Eva Muratin le ta mbajnë, mua gjithsesi më bëhet qejfi…”, u shpreh ajo.
