
Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se qëndrimi i Qeverisë Kurti për Asociacionin vazhdon të mbetet i njëjtë.
Kryeziu në një përgjigje për Gazeta10, ka thënë se dokumenti që ka qarkulluar sot në medie, përveçse është draft, është edhe pa autor, raporton Gazeta10.
“Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Asociacione që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim.Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor. Në anën tjetër ne jemi Qeveri e Republikës së Kosovës që kemi kushtetutshmëri dhe ligje të cilat i mbrojmë dhe respektojmë.”, ka thënë ai për Gazeta10./Gazeta10