
Pas ankesave të disa qytetarëve për mbeturina të shumta në lagjen Kodra e Trimave, në emisionin Raport u ftua zëdhënsja e kompanisë regjionale “Pastrimi”, Arbnora Ademi, raporton Gazeta10.
“ Si ç jeni në dijeni, tash e dy tre muaj komuna e Prishtinës ka kontraktuar edhe një kompani private që bën largimin e mbeturinave në qytetin e Prishtinës. Në lagjen Kodra e Trimave operon kompania private. Si do që të jetë, dua ta theksoj që ne si kompani në këto temperatura të nxehta jemi duke e bërë të pamundurën gjatë 24 orëve, me larje të pikave të kontinjerëve, me dezinfektim e largim mbeturinash”, deklaroi Ademi.
Sipas saj, kompania menjëherë do nis verifikimin mbi gjendjen e raportuar.
“Po sa ta përfundoj linjën në televizionin tuaj, do ta verifikoj dhe do ta shikoj a është përgjegjsia e jona dhe patjetër që do bëjmë largimin e mbeturinave”, tha ajo.