
Milaim Zeka ka thënë se AKI-ja bashkë me Policinë e Kosovë duke u shërbyer njerëzve të politikës, me vite u ka ofruar informacione të ndjeshme gazetarëve të portaleve të ndryshme.
Zeka në Politiko ka shtuar se Kosova ka fatin që brenda kupolës së AKI-së i ka miqtë e saj amerikan.
“Për AKI-në nuk guxojë me fol. Por, mund t’i them dy gjëra me kompetencë. Si ka mundësi që gazetarët në Shqipëri, publikojnë menjëherë lajmin për intervistimin e një personaliteti? Të njëjtin fenomen e kemi pasur në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike në Kosovë për një kohë të gjatë, kur informacione tepër të ndjeshme, me emra dhe mbiemra u janë dhënë portaleve të ndryshme në Kosovë. AKI-ja për fatin tonë të madhe, në kupolën e saj janë miqtë tanë amerikan, por brenda Policisë së Kosovës, varësisht cilit krahë politik i përket, ju kanë dhënë informacion dhe dezinformacion portaleve të ndryshme. Ësdhtë koha kur Kurti e Rama duhet të mbledhin Këshillin e Sigurisë Kombëtare që këto institucione të punojnë në të mirën e shteteve e jo individëve”, tha Zeka në Politiko. /Gazeta10