Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Zelensky i paralajmron rusët të “vrapojnë” për jetën e tyre nga ofensiva e Ukrainës në jug

Gazeta10
30 August 2022 - 14:52

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, u ka kërkuar trupave ruse të ikin “për të shpëtuar” jetën e tyre pasi forcat e ukrainase do të nisin një ofensivë për të rimarrë Ukrainën jugore, mirëpo Moska tha se e kishte ndalur sulmin në rrugën e saj dhe i kishte shkaktuar humbje të mëdha Kievit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Në një fjalim të hënën, Zelenskiy u bëri thirrje forcave ruse të shkojnë në shtëpi me dëshirë ose me forcë.

“Nëse duan të mbijetojnë ushtria ruse duhet të ikë, shkoni në shtëpi. Ukraina po rimerr tokën e saj”, tha Zelensky, duke shtuar se ai nuk do të zbulonte planet e sakta të betejës së Kievit, por se forcat e tij të armatosura po bënin punën e tyre.

Ukraina tha të hënën se forcat e saj tokësore kishin shkuar në ofensivë në jug për herë të parë pas një periudhe të goditjes së linjave ruse të furnizimit, veçanërisht urave mbi lumin Dnipro me rëndësi strategjike dhe deponive të municioneve.

Ofensiva e re vjen pas disa javë bllokimi relativ në një luftë që ka vrarë mijëra, zhvendosur miliona, shkatërruar qytete dhe ka nxitur një krizë globale të energjisë dhe ushqimit mes sanksioneve të pashembullta ekonomike perëndimore ndaj Rusisë, shkruan Reuters./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.