Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zelensky thotë se nuk merr pjesë në Samitin e G20, nëse Putini është prezent

Gazeta10
03 November 2022 - 23:29

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në një samit në Indonezi të ekonomive kryesore të Grupit të 20 nëse merr pjesë edhe presidenti rusi, Vladimir Putin.

Duke folur për gazetarët në Kiev, Zelensky tha se ai ishte ftuar për të marrë pjesë në samitin këtë muaj nga presidenti indonezian Joko Widodo, shkruan Skynews.

“Pozicioni im personal dhe qëndrimi i Ukrainës ishte se nëse lideri i Federatës Ruse merr pjesë, atëherë Ukraina nuk do të marrë pjesë. Do të shohim se si do të jetë në të ardhmen,” tha ai.

Komentet vijnë pasi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se partnerët ndërkombëtarë duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën ndërsa vendi përgatitet të vazhdojë luftën e tij kundër pushtimit rus.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.