Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zemaj: Gjatë qeverisjes së Kurtit, qytetarët nuk e kanë pasë asnjë lehtësim

Gazeta10
21 April 2026 - 17:30

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në seancën plenare të Kuvendit tha se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, nuk ka pasur asnjë lehtësim për qytetarët.

“Ajo që është fakte është se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, qytetarët e Kosovës nuk e kanë parë asnjë lehtësim. Do të doja që për çdo gjë që e them të kem edhe demantin e qeverisë. Përkundrazi, kanë përjetuar vetëm rritje të vazhdueshme të çmimit të energjisë dhe nuk po shohim as strategji afatgjate, nuk po ka transparencë dhe nuk po ka as ndjeshmëri socialë”, ka thënë Zemaj.

Zemaj poashtu tha se rryma është shtrenjtuar tri herë gjatë qeverisjes Kurti, teksa shtoi se është planifikuar edhe për një rritje tjetër të çmimit të energjisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.