Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zemaj- Kurtit për planin evropian: Fëmijëve tanë do t’u duhet ta vizitojnë Manastirin e Deçanit me pasaporta

Gazeta10
02 Mars 2023 - 23:19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në Kuvendin e Kosovësi ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti refuzimin që ky i fundit iu kishte bërë shumë planeve e marrëveshjeve ndërkombëtare që kishin bërë qeveritë paraprake.

“A jeni ju i njëjti person me planin franko-gjerman. Kryeministri duhet të na tregojë a ka krijuar një pushtet të ri në Kosovë”.

Ai thotë se pika 7 është shtatë herë më e rëndë se të gjitha marrëveshjet e deritanishme.

“Në pikën 7 të kësaj marrëveshje thuhet se palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë mbrojtje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

“Dil e trego Kryeministër a i ke dhënë eksterritorialitet Kishës Ortodokse serbe. A jeni të vetëdijshëm se nëse fëmijët tanë dëshirojnë ta vizitojnë natyrën e bukur rreth Manastirit të Deçanit, duhet të shkojnë me pasaporta?”, ka deklaruar tutje Zemaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.