
Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj ka marrë pjesë në ceremoninë festive për nder të 247 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.
Zemaj tha se ftesën për këtë event e mori nga tri Misionet e SHBA-së në bruksel, me theks të veçantë nga Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë që me ftesë të tri Misioneve të SHBA-ve
në Bruksel, posaqërisht Ambasadorës së SHBA-ve në NATO, Julianne Smith, sot të jem pjesmarrës në ceremoninë festive për nder të 247 vjetorit të Pavarsisë së SHBA-ve.
Zoti i bekoftë SHBA-të dhe miqësinë mes vendeve tona.
![]()
![]()