Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Zemra po më plaste”, Yll Limani kujton Shpat Kasapin në koncertin e tij në Shkup

Gazeta10
18 July 2026 - 20:45

Mbrëmja e së premtes (17 korrik) ishte magjike për mijëra adhurues të muzikës në Shkup, pasi Yll Limani mbajti koncertin e tij. Përtej energjisë dhe hiteve të shumta, ajo që e bëri këtë mbrëmje edhe më të veçantë ishte një moment përkujtimi nga ana e këngëtarit.

Ylli ndaloi performancën për t’i bërë një dedikim të veçantë njërit prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Shpat Kasapit, duke shprehur vlerësimin e tij të madh për ndikimin që ai ka pasur në rrugëtimin e tij artistik. “Shpat Kasapi është një nga artistët me më së shumti ndikim në muzikën shqiptare dhe një nga ata artistë që më ka formuar”, u shpreh Ylli me emocione para publikut.

”Kur isha i vogël, i doja shumë këngët e tij dhe nuk kishte këngë që nuk ia dija. Nuk e kam njohur personalisht, por dy-tri herë e kam takuar në aeroport dhe gjithmonë jam shtangur nga ideja që takova idhullin e fëmijërisë sime”.

Menjëherë pas këtyre fjalëve prekëse, që emocionuan të pranishmit, Ylli interpretoi një këngë në nder të Shpat Kasapit. Ky gjest i rrallë respekti dhe kolegialiteti u prit me duartrokitje të gjata dhe ovacione nga publiku shkupjan, të cilët u mbushën nga emocionet e kujtimit të këngëtarit të ndjerë Shpatit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.