Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zeqiri: Edon Zhegrova është lojtari më i mirë i Kosovës pas Fadil Vokrrit

Gazeta10
09 Shtator 2024 - 21:51

Vendimi i Federatës së Futbollit të Kosovës për përjashtim të Aro Muriçit, Edon Zhegrovës dhe Florent Muslijës nën arsyetim se shkelën rregulloren e saj u komentua edhe nga  Sadik Zeqiri.

“Këta djemë duhet ta dëgjojnë këshillen e trajnerit, nëse e kanë një kod që duhet ndejtur në njëfar karantine sepse tek e fundit këta kanë humbur, më mirë me ndejt brenda se sa me dal jashtë”, deklaroi Zeqiri.

E sipas tij, Edon Zhegrova njëri prej sportistëve të përjashtuar mbetet futbollisti më i mirë i Kosovës pas atij legjendar,Fadil Vokrrit.

“Aro Muriçi thotë kemi dal me ngrënë bukë edhe Gashi i ka qit fotografitë se kanë qenë dikun, e nëse kanë dal ua ka bë mirë që i ka dënu. Unë sjam për me i dënu, se Edon Zhegrova është lojtari më i mirë që ka Kosova, po them pas Fadil Vokrrit ky është”, tha ai në Politiko.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.