
Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka folur për listën e kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Zeqiri ka deklaruar se lista e kandidatëve të AAK-së veçse ka qenë e pritshme.
“Kjo është një listë e pritshme. Unë kam shpresu që AAK ka m’i marrë nja 90 mijë vota. Kjo është fati i saj”, ka thënë Zeqiri.
Ai ka theksuar se koalicioni AAK-Nisma nuk e ka dëmtuar asnjërën parti.
“Nuk e ka dëmtu as AAK-ja-Nismën, as Nisma-AAK-në. Edhe po të shkonte vetëm i merrte 60 mijë vota, por edhe me Nismën s’e di çka ka ndodh, e ka lanë hajt se e votojnë të tjerët”, ka thënë ai. /Gazeta10/