
Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisiti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i ka thënë se kompanitë e kontraktuara nga ministria janë vazhdimisht në terren duke pastruar borën.
Ai ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, shkruan Reporteri.net.
Shkrimi i plotë:
Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.
🚜 Kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit.
⚠️ U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Jemi vazhdimisht në terren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar për pastrimin e rrugëve, duke u kujdesur për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës.