Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Zgjatma dorën sa të kushton zemra” – historia prekëse e fëmijëve nevojtarë në Kosovën e 2022 (VIDEO)

Gazeta10
01 January 2023 - 18:48

Raporti: Arza Kastrati

Orët po kalojnë e temperaturat po shkojnë duke rënë.

Fluks i madh i qytetarëve si çdo herë shihet në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Por në sy bie kjo vajzë e mitur, e ulur në një qoshe të sheshit.

Teksa shikon sa majtat e djathtas pret që dikush t’ia zgjat dorën e ta ndihmojë.

Por, të pakët janë ata që ndalen para saj.

Ndërsa, lëmoshë nga të tjerët po kërkon edhe kjo vogëlushe, të cilën na ka rastisur që ta shohim shpesh në Prishtinë.

Nga ana tjetër, kjo grua e cila në temperatura të ulëta, bashkë me foshnjën në duar, po qëndron ulur në tokë.

Të shumtë janë edhe gra e fëmijë tjerë të cilët lëvizin çdo ditë në lagjet më të frekuentuara të Prishtinës dhe të komunave tjera, duke zgjatur dorën.

Sidomos tek semaforët e Katëdralës “Nënë Tereza” në Prishtinë e tek ata afër përmendorës së ish presidentit të ShBA-së, Bill Clinton.

Shqetësuese janë edhe shifrat nga Policia e Kosovës, ku vetëm gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, kanë identifikuar 140 fëmijë lëmoshë kërkues.

https://youtu.be/rcP2ELN07bE?t=4983

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.