
Lëvizja Besa – ka fituar dje në zgjedhjet për asamblenë komunale të Tetovës në Maqedoninë e Veriut.
Partia që drejtohet nga Bilall Kasami – ka fituar ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë – u mbajtën për shkak të problemeve në funksionimin e saj për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe pamundësisë për të miratuar raportin përfundimtar vjetor të buxhetit, që sipas ligjit për vetëqeverisje lokale është i obligueshëm, në të kundërtën shpërndahet kuvendi komunal./Gazeta10