Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zhduken tri gra në 24 orët e fundit në Kosovë

Gazeta10
06 December 2023 - 9:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se tri gra janë raportuar të zhdukura në 24 orët e fundit në Kosovë.

Një rast ka ndodhur në Gjilan, ku një burrë ka raportuar se dy gra kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tyre.

“Gjilan 05.12.2023-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa një rast tjetër ka ndodhur në Gjakovë.

“Gjakovë 05.12.2023-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.

Të dy rastet thuhet se janë nën hetime. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.