
Një person në Ferizaj e ka njoftuar policinë se një familjar i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, raporton Gazeta10.
Sipas policisë, personi tani më i zhdukur është larguar nga shtëpia e tij me datën 11.01.2023 dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij.
“Rr. Jeremije Zherajiq, Ferizaj 11.01.2023 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktim mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.
Kujtojmë se rastet e zhdukjes së personave në Kosovë nuk janë të pakta, herë pas here raportohet për persona të zhdukur./Gazeta10