
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është lënduar në ndeshjen e cila u zhvillua në kuadër të xhiros së gjashtë, ndërmjet Montepeiller dhe Lille, raporton.
Zhegrova e nisi këtë ndeshje nga fillimi, por u detyrua të lëshojë fushën në minutën e 35-të të ndeshjes.
Skuadra e sulmuesit të Kosovës, Lille, e fitoi këtë ndeshje me shifrat 1-3.
Ende nuk dihet se sa kohë do të jetë jashtë fushave sulmuesi 23-vjeçar. /Gazeta10/