Gazeta10

Zhvillime enigmatike në Hagë: Krasniqit nuk ju lejua kravata në sallë, mos kthimi i seancës pa shpjegim dhe pasdite pak seancë private

Bislim Zyrapi nuk e vazhdoi krejt ditën e sotme dëshminë e tij ku tani po merret në pyetje nga mbrojtjet e krerëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Krejt pa asnjë shpjegim, vazhdimi i seancës pas psuhimit të drekës, që zakonisht është nga ora 14:00 deri në 15:15, nuk ndodhi.

Dhe për këtë nuk u dha asnjë përgjigjë. Në fillim të seancës në mengjes, u shtrua një cështje që ngjallë dyshime të mëdha për mënyrën e menaxhimit të gjykimit atje.

Kur seanca po fillonte, avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, ngriti një cështje rreth trajtimit të klientit të saj. “Zoti Krasniqi ka pasur një kollare sot në mengjes dhe ja kanë hequr.

A mund të na thotë dikush pse i është hequr kollarja zotit Krasniqi sot paradite?” Gjyqtari Charles Smith u përgjigj se nuk e di pse ka ndodhë kjo.

“Të jem i sinqertë, as që e kam haberin për këtë, por do të interesohem dhe do të ju them, do të interesohem”.

Më pas avokatja shtoi se Krasniqi e ka bartur më herët në sallë këtë kravatë.

“Sa për procesverbal, zoti Krasniqi këtë kollare e ka veshur edhe herë të tjera në sallën e gjyqit, a mund ta dimë arsyen pse i është hequr kollarja?”.

Pas kësaj cështje të ngritur, seanca vazhdoi normalisht me pyetjet e avokatëve Luka Misetic e Ben Emmerson.

Por, kur seanca shkoi në pushim të drekës, ajo nuk vazhdoi më dhe për këtë nuk u dha asnjë shpjegim.

Në rrjete sociale qarkulluan dyshime se kjo po ndodhë për shkak të debateve rreth heqjes së kravatës së Krasniqit.

Gjykata e lëshoi një njoftim se seanca vazhdon pasdite por ajo ishte vetëm dhjetë minuta dhe e tëra në seancë private.

Nuk u dha deri më tash asnjë njoftim për publikun se cfarë po ndodhë në Speciale.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur