
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se shpesh ka qenë kritik ndaj BE-së por asnjëherë i hidhëruar.
Më tej ai ka thënë se është i gatshëm për takime.
“Shpesh kam qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë i hidhëruar. Kritik ndaj Përfaqësuesit të Lartë dhe emisarit që e braktisën propozimin e BE-së. Jam i gatshëm gjithmonë për takime që për temë kanë marrëveshjen ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme”. / Gazeta10