Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Tani s’ka ikje nga përgjegjësia, vetëm ngritje të flamurit të bardhë

Gazeta10
23 November 2022 - 15:58

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës dëshiron ta rrëzojë veten por tani nuk ka hapësirë për ikje nga përgjegjësia por vetëm ngritje të flamurit të bardhë, raporton Gazeta10.

Ai ka filluar t’i komentojë zhvillimet e fundit në vend me shkëputjen e kontratës kolektive  nga MASHT për të cilën ka thënë se është joligjore.

Më tej, ai ka thënë se vendimet që ka marrë Qeveria Hoti nuk mund të kontestohen me veprime politike.

Tutje, Hoti ka përmendur të gjitha konfrontimet e Qeverisë ndërkohë dhe ka thënë se ky pushtet e ka humbur rrugën.

Këtu keni postimin e plotë:

“SHKËPUTJA E KONTRATËS KOLEKTIVE NGA MASHTI ËSHTË JOLIGJORE

Arsyetimi i Ministrisë së Arsimit për shkëputjen e njëanshme të Kontratës Kolektive është marrëzi.

Ky veprim është një tjetër shkelje ligjore e Qeverisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Qeverinë Hoti e ka bërë të qartë se vendimet e asaj qeverie mbesin në fuqi. Ato vendime e kanë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e plotë, sepse ajo Qeveri është votuar me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ato vendime nuk mund të kontestohen nga askush me vendime dhe veprime politike.

Kjo Qeveri e ka humbur rrugën. Konfrontohet me aleatët për targa. Konfrontohet me arsimtarë e mjekë për pagat që u takojnë atyre. Konfrontohet tani edhe me gjyqtarë e prokurorë duke marrë vendime jo ligjore për ulje të pagave të tyre.

Kjo Qeveri dëshiron ta rrëzojë veten. Por tash nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, vetëm nëse vetë e ngrit flamurin e bardhë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.