
Zinedine Zidane pritet që shumë shpejtë të rikthehet në rolin e trajnerit.
Sipas raportimeve të fundit, Zidane pritet të marrë drejtimin e Paris Saint Germainit pasi trajneri aktual, Christophe Galtier do të largohet në fund të sezonit.
Pozita e Galtier si trajner të parisienët është lëkundur pas eleminimit të tyre në 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve.
Sipas të gjitha gjasave pasues i Galtier te PSG-ja do të jetë pikërisht Zidane.
50-vjeçari së fundmi ka qenë shef i shtabit teknk të Real Madridit, ku u largua në qershor të vitit 2021.
Francezi ka qenë trajner i Real Madridit në dy periudha, 2016-2018 dhe 2019-2021, ku kishte pasur një periudhe tejet të suksesshme.
Me “Los Blancos”, Zidane ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, dy herë Superkupën e Evropës, dy herë La Ligën dhe dy herë La Ligën, dy herë Kupën e
Botës për klube dhe dy herë Superkupën spanjolle.
Në periudhën e tij te Real Madridi, francezi është shpallur dy herë trajneri i vitit.