Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zvarritjet në projektin e kompleksit “Adem Jashari” në Prekaz, Zogaj jep sqarime

Gazeta10
03 March 2023 - 22:56

Bislim Zogaj tregon se kur pritet të fillohet me restaurimin e kompleksit memorial në Prekaz

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka njoftuar se faza e fundit e planifikimit për restaurimin e kompleksit “Adem Jashari” në Prekaz është duke u finalizuar dhe pritet që javën tjetër të shpallet konkursi për hartimin e projektit të përgjithshëm.

Projektin e restaurimit të kompleksit Adem Jashari, sipas tij, nuk do ta kufizojnë vetëm kullat e rezistencës, varrezat dhe muzeu, por do të ketë edhe peizazhe dhe ambiente të tjera për qytetarët.

“Qëllimi i këtij projekti është jo vetëm të nderohen luftëtarët e UÇK-së, por edhe të krijojë një hapësirë të bukur dhe rekreacionale për qytetarët” ka thënë Zogaj në TëVë1.

“Tani është faza e fundit apo besoj se pritet që javën tjetër do të shpallet konkursi për hartimin e projektit të përgjithshëm. Tani do të hapet konkursi për projekt dhe besoj se do të merr një kohë sepse është një projekt bukur i madh. Tani nuk do të bëjmë sikur në të kaluarën që kemi pasur një projekt vetëm për kullat e rezistencës, por do të kemi një projekt të përgjithshëm për kompleksin Adem Jashari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.