Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zveçani i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Gazeta10
15 September 2023 - 11:56

Komuna e Zveçanit i është bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Uka, i cili tha se për anëtarësimin e Zveçanit në Asociacionin e Komunave të Kosovës nuk pati asnjë kundërshtim.

“Kuvendi Komunal i Zveçanit në këto momente unanimisht pa asnjë kundërshtim e as abstenim votoi që Komuna e Zveçanit t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës”, shkroi Uka, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se dje në Asociacionin e Komunave të Kosovës u anëtarësuan komunat e Leposaviqit dhe Zubin Potokut, ndërsa javë më parë ishte Mitrovica e Veriut ajo që e nisi këtë proces.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.