Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zvicra – Kosova, publikohen formacionet zyrtare

Gazeta10
18 Nëntor 2023 - 20:26

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të takohen me Zvicrën në “St. Jakob-Park”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 20:45.

Matematikisht Kosova është ende në garë për kualifikimin historik, andaj ndeshja e sontme do të jetë e rëndësisë së madhe.

Kosovës i nevojitet vetëm fitorja ndaj Zvicrës, për të mbajtur gjallë shpresat dhe që gjithçka do të vendosej pastaj në xhiron e ardhshme, që është edhe e fundit në Grupin I.

Por, edhe “Helvetikët” synojnë vetëm fitoren sonte, për të siguruar një vend në Evropianin e ardhshëm.

Kur kanë mbetur edhe më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes, tashmë janë zbuluar formacionet zyrtare.

Te Kosova ka ndryshime të mëdha në formacionin e titullarëve.

Përveç Vedat Muriqit, që u lëndua në ndeshjen ndaj Izraelit, sonte mungojnë edhe Arijanet Muric, Milot Rashica dhe Ermal Krasniqi.

Formacionet zyrtare:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.