Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zvonimir Boban viziton nesër Kosovën

Gazeta10
04 October 2022 - 13:53

Shefit i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban do të qëndrojë të mërkurën për vizitë zyrtare në Kosovë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Boban nesër do të takohet me ministrin Hajrulla Çeku në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pastaj me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe me Komitetin Ekzekutiv në selinë e FFK-së.

Ai më pas do t’iu drejtohet edhe mediave në një konferencë në ora 15:15 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Vizita e Zvonimir Boban vjen pak ditë pasi në Kosovë ishte për vizite edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.