Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zyba: Nga “Salla e Kuqe” mund t’i referoheni LDK-së – Kjo parti është e kaluar si subjekt qeverisës

Gazeta10
20 September 2022 - 21:41

Deputeti i VV-së, Salih Zyba ka e ka quajtur subjekt i kaluar qeverisës, partinë e Lumir Abdixhikut, LDK-në.

Zyba në Politiko ka deklaruar se lokacioni ku Vetëvendosje ka vendosur të mbajë Kuvendin Zgjedhor, mund të referohet edhe nga ngjarjet që kanë përshkuar LDK-në, në kohën kur në këtë parti zyrtarë të saj u gjuajtën edhe me karrike, shkruan Gazeta10.

“Kurti në moshë është i ri,  ka potencial afatgjatë për të dhënë kontribut. Nëse aludoni në hapësirën ku ndodhemi, ne jemi në platon e Pallatit të Rinisë ‘Adem Jashari”, ka qenë “Salla e Kuqe”, njëherit mund t’i referoheni edhe ngjarjeve të LDK-së, por LDK-ja është e kaluar si ngjarje dhe si subjekt qeverisës. Kurti s’ka ardh në pushtet në rrethana dhe me shtyes nga askush, por për shkak të storjeve të suksesit në organizatë”, tha Zyba në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.