Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Ardon Jashari transferohet te Club Brugge

Gazeta10
03 April 2024 - 17:44

Ashtu siç është raportuar ditëve të fundit, reprezentuesi zvicran, Ardon Jashari, tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e Club Brugge.

Jashari ka nënshkruar me klubin belg deri në vitin 2028 dhe është transferimi i parë i klubit në atë që quhet atje si afati veror.

21-vjeçari vjen nga skuadra zvicrane Luzern, ku ishte edhe kapiten. Ai është një mesfushor me tipare defanzive, ndërsa në këtë sezon ka kontribuar me gjashtë gola dhe katër asistime.

Reprezentuesi zvicran me prejardhje shqiptare, erdhi nga zinxhiri i të rinjve në kombëtaren helvete për të debutuar vetëm në vitin e kaluar për Kombëtaren A, ndërsa ishte pjesë e skuadrës në Kupën e Botës 2022 në Katar pa luajtur asnjë minutë të vetme.

Ish-skuadra e tij Luzern në elitën zvicerane është në vendin e shtatë, ndërsa vjen te skuadra belge për të luftuar që të hyjnë në Ligë të Kampionëve, ndonëse kjo është shumë e vështirë.

Club Brugge e prezantoi atë me anë të një video, ku ai dëgjohet duke thënë disa fjalë: “Përshëndetje, unë jam Ardon Jashari. Jam 21-vjeçar nga Zvicra dhe mezi pres t’ju bashkohem juve djema.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.