Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Jack Wilshere merr drejtimin e klubit të njohur në Angli

Gazeta10
23 October 2024 - 15:29

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Kombëtares së Anglisë, Jack Wilshere është emëruar trajner i Norwich Cityt që bën gara në Championship.


Wilshere ishte pjesë e grupmoshave të Arsenalit, por është larguar nga “topçinjtë” duke nisur një punë tejet të rëndësishme për karrierën e tij si trajner.

Norwich City është në pozitën e shtatë në tabelë pas 11 xhirosh në Championship, duke qëndruar në objektivat e këtij edicioni, që sigurisht që janë play-offi apo edhe rikthimi në Premier League nga pozita 1 ose 2.

32-vjeçari ishte pensionuar nga futbolli gjatë vitit 2022, kjo për shkak se mesfushori anglez kishte probleme me lëndime të shumta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.