Chelsea ka zyrtarizuar sot transferimin më të ri nga Atletico Madrid Joa Felix në formë huazimi deri në fund të sezonit. Për huazimin e tij deri në fund të qershorit ”The Blues” do të paguajnë 11 milion euro klubit nga kryeqyteti spanjollë.
Pas zyrtarizimit portugezi Joao Felix tha: “Chelsea është një nga skuadrat e mëdha në botë dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin të arrijë objektivat e tyre, kështu që jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu dhe shumë i emocionuar për të luajtur në Stamford Bridge”
Përveç se është i njohur me aftësitë e tij individuale, Felix ka fituar në vitin 2019 çmimin ‘Golden Boy’ si lojtari i ri më i mirë në Evropë. Poashtu sezonin e kaluar ai u shpallë lojtari më i mirë i sezonit tek Atletico Madrid. Por këtë sezon ai nuk ka arritur të lë gjurmë duke pasur vetëm pesë prezenca në total me klubin e tij.