Luis Enrique është larguar nga posti i trajnerit te kombëtarja e Psanjës.
Pas dështimit në Kupën e Botës, Enrique nuk do të jetë më pjesë e spanjollëve pas dështimit që kishte në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Spanja u eliminuan në 1/16 e Kupës së Botës, në ndeshjen ku u mposht në penallti nga Maroku.
“Federata dëshiron të falënderojë Luis Enrique dhe të gjithë stafin e tij stërvitor në krye të kombëtares absolute në vitet e fundit. Trajneri arriti t’i japë një shtysë të re kombëtares që nga ardhja e tij, në vitin 2018, përmes një rinovimi të thellë që ka konsoliduar një ndryshim brezash në ekip dhe në futbollin spanjoll. Trajneri ka dashurinë dhe admirimin e bashkëpunëtorëve të tij në kombëtare dhe të gjithë Federatës, e cila do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shkruhet në njoftimin e Federatës.