Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Prishtina shkarkon Ismet Munishin

Gazeta10
13 March 2023 - 11:18

Klubi i Futbollit Prishtina e ka shkarkuar trajnerin Ismet Munishi një ditë pas humbjes nga Malisheva në kampionat.

Vendimi është marrë nga bordi i klubit me arsyetimin e mos arritjes së rezultateve të dëshiruara.

“Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi.. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit.  Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri.”, thuhet në njoftimin e klubit nga kryeqyteti i Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.